Website
https://hygeia.al/
SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. Spitali Hygeia është Spital i Përgjithshëm, Maternitet & Pediatrik duke qenë i vetmi spital gjithёpёrfshirёs qё operon nё Shqipëri dhe Rajon dhe që ofron të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore, për të gjitha moshat.
Mjediset moderne dhe komode të Spitalit Hygeia janë të vendosura në një godinë shumëkatëshe, me një sipërfaqe totale prej 25,000 m2, është i pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mjekësore me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbime mjekësore të standartave bashkëkohore. Ҫdo segment i këtij Spitali, duke filluar që nga Sallat e Operacionit, Reanimacioni, dhomat e pacientëve dhe gjithçka tjetër ndihmëse është projektuar për të qenë sa më funksionale dhe në shërbim të sigurisë dhe shëndetit të pacientit. Me një kapacitet prej 220 shtretër (102 aktivë) me dhoma private dhe dyshe, 9 salla Operacioni, 6 Salla Lindje, 12 Shtretër Reanimacioni dhe 7 në Reanimacionin e të porsalindurve, 5 shtretër për Kirurgjinë Ditore, 32 Unite për Hemodializën,etj, Spitali Hygeia Tiranë synon të jetë një Qendër reference jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Rajonin.
Qasja që Spitali ka ndaj një shërbimi sa më të sigurt dhe cilësor për pacientin, rëndësia që i administrate e Spitalit i kushton aplikimit me përpikmëri të standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rritur dhe përmirësuar në vazhdimësi shërbimin mjekësor dhe efikasitetin e tij, janë hallkat kryesore që dallojnë Spitalin Hygeia Tiranë nga Institucionet e tjera shëndetësore private në vend, duke bërë diferencën për pacientin. Angazhimi që Spitali ka në ofrimin e një një shërbimi elitar për çdo pacient, për çdo moshë dhe në çdo ditë të vitit, është çertifikuar edhe nga një sërë Organizatash dhe Institucionesh Ndërkombëtare dhe Kombëtare.
Spitali Hygeia Tiranë, është i vetmi Spital në vend i çertifikuar për cilësinë e Shërbimit nga Organizata Ndërkombëtare “TEMOS”.
Një rol kryesor në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dhe koform standarteve ndërkombëtare, duke u fokusuar në nevojat mjekësore individuale të çdo pacienti, luan ekipi i mjekëve të kualifikuar dhe me eksperiencë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të asistuar dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me mjekët më të mirë. Departamentet kryesorë të Spitalit drejtohen nga mjekë me shumë eksperiencë dhe të mirënjohur në fushën e tyre. Krahas eksperiencës dhe kualifikimeve që mjekët kanë fituar ndër vite, administrata e Spitalit i kushton një vëmendje të madhe edukimit në vazhdimësi dhe trajnimeve të herëpashershme të stafit mjekësor me qëllim për t’ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave gjithmonë në rritje të pacientëve tanë.
Spitali Hygeia Tiranë, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për misionin e shenjtë dhe delikat që kemi marrë përsipër, kujdesin për shëndetin e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndjenjën e humanizmit dhe përgjegjësisë ndaj personave në nevojë. Ne kemi qenë dhe jemi të përkushtuar të kontibuojmë në mënyrë aktive në mbështetjen dhe zhvillimin e politikave social-ekonomike të komunitetit.Gjatë viteve administrata e Spitalit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale, të cilat më së shumti të fokusuara në ato me natyrë mjekësore, rritjen e ndërgjegjësimit për çështje shëndetësore me impakt të gjerë në popullatë, edukimin e njerëzve dhe ofrimin e ndihmës për kategoritë e familjeve dhe përsonave në nevojë.
8QVF+PH3, Kashar, Albania
Monday
Open 24h
Tuesday
Open 24h
Wednesday
Open 24h
Thursday
Open 24h
Friday
Open 24h
Saturday
Open 24h
Sunday
Open 24h
November 23, 2024 12:54 pm local time
https://hygeia.al/
+355 4 23 90 000
Add a review