Site logo
Description

Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në 29 nëntor të vitit 1925 me krijimin e degës së parë në godinën historike në Durrës që përfaqëson edhe institucionin financiar shqiptar më të vjetër në vend. BKT, me emërtimin që ka sot, u themelua në janar të vitit 1993 nga bashkimi i  Bankës Tregtare Shqiptare dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. BKT u  regjistrua si shoqëri aksionere në vitin 1997 dhe sot është Banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.

BKT përfundoi procesin e privatizimit në vitin 2000 dhe më 30 qershor 2009, Çalık Holding u bë aksioneri i vetëm i BKT.

Duke pasur një strukturë të konsoliduar të kapitalit dhe shtrirje të madhe të avantazheve konkurruese dhe të dinamikës së saj, BKT filloi një fazë të re rritjeje të suksesshme dhe të qëndrueshme. Duke qenë banka më e vjetër dhe ofruesi i parë i shërbimeve financiare në vend, BKT ka eksperiencë me rrënjë të thella, njohuri të thelluara lokale, një kulturë solide për korporatat si dhe një qasje shumë novatore të mbështetur nga vizioni i saj.

Me performancën e saj të qëndrueshme BKT vlerësohet me çmime të ndryshme prestigjioze në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke marrë vazhdimisht tre çmimet kryesore në industrinë bankare:

"Banka më e mirë në Shqipëri" nga Euromoney për të shtatën herë;
"Banka më e mirë në Shqipëri" nga EMEA Finance për të trembëdhjetin vit radhazi;
"Banka më e mirë në Shqipëri" nga The Banker për të dymbëdhjetin vit;
"Banka më e mirë në Shqipëri" nga Global Finance për të gjashtin vit.

Location
Region
Closed
Closed today Toggle weekly schedule
  • Monday

    8:00 am - 4:00 pm

  • Tuesday

    8:00 am - 4:00 pm

  • Wednesday

    8:00 am - 4:00 pm

  • Thursday

    8:00 am - 4:00 pm

  • Friday

    8:00 am - 4:00 pm

  • Saturday

    Closed

  • Sunday

    Closed

  • February 23, 2025 4:19 pm local time

Categories
Website

https://www.bkt.com.al/

Phone Number

+355 (0) 4 22 66 288

  • No comments yet.
  • Add a review

      You May Also Be Interested In